Pyetja:
A i lejohet muslimanes që punon në një ambient vetëm me gra por që ka raste që i duhet të flasë në telefon me burra të huaj për çështje pune?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Përderisa është për çështje pune nuk ka asgjë, pa e tepruar dhe duke iu përmbajtur etikës islame të bisedës me meshkujt e huaj, që do të thotë: kufizimi në shprehje, mënyrën e të shprehurit në zë dhe sa të jetë e nevojshme pa e tepruar.
P. sh: s’ka ç’të duhet ty se si ai klienti është me shëndet apo fëmijet si i ka apo a është i martuar apo pse s’ka makinë. Nëse këto janë jashtë nevojes së punës, si dhe mënyra e të folurit ka të bëjë, jo një e folur e brishtë, e qetë, e gjatë, po përkundrazi shkurt, qartë dhe mundësisht jo me zërin origjinal. Pra, sa është e nevojshme dhe vetëm kaq.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja