Pyetja:

Desha me të pyet se a është e lejuar që nëse është falur namazi me xhemat dhe vije tash unë masi ka mbaru namazi ta falim me xhemate për së dyti me disa të tjerë apo duhet me e falur secili vetëm?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet, po më e mira është që të mos bëhet, vetëm nëse është e nevojshme apo është xhami rruge, ose është dikush i ri që ka nevojë të udhëzohet, ose nuk di të falet.

Pavarësisht se ka prej dijetarëve që e lejojnë edhe ata i kanë sigurisht argumentet e tyre, po ky inshallah është mendimi më i drejtë, Allahu e di më së miri, duke u argumentuar me thënien e sahabiut i cili ka thënë se kemi qenë ne kohën e Profetit ﷺ që nëse se arrinim me xhemat faleshim veçmas ose në shtëpinë e ndonjërit prej nesh me xhemat.

Imam dr. Ahmed Kalaja