Pyetje:
A i lejohet femrës muslimane të mbuluar të qëndroj pa shami para xhaxhit dhe dajës?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse bëhet fjalë për xhaxhain apo dajën tënd apo të mamit tënd lejohet të dalësh pa shami, ndërsa nëse bëhet fjalë për xhaxhain apo dajën e burrit tënd, nuk lejohet vetëm se me shami. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja