Pyetja:

Jetoj në Gjermani dhe jam duke punuar si pastruse në një shkollë. Aty ku punoj jam vetëm në një objekt. A më lejohet të punojë sepse kam dëgjuar se paraja e gruas është haram?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet të punosh në atë vend nëse nuk keni kurrfarë rreziku dhe kurrfarë ndeje me meshkuj të huaj. Por e gjithë kjo nëse burri ju lejon, përndryshe ju nuk e keni obligim të punoni jashtë shtëpisë, bile e keni të ndaluar nëse nuk keni leje prej burrit, si dhe nuk mund t’i kryeni obligimet bashkëshortore dhe familjare për shkak të punës. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku