Pyetja:

A duhet të thërras ezanin kur e fali namazi në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Shejh Albani ka thënë: Ka thënë Ibn Hazmi në librin e tij “el-Muhala” 3/125:
“Kushdo që dëshiron të falet i vetëm, nuk obligohet të thërret ezanin e as ikametin.
Por, nëse i tilli e bënë një gjë të tillë (e thërret ezanin dhe ikametin), ai ka bërë një vepër të mirë. Ngase nuk ka argument të veçantë që tregon se na obligohet thirrja e ezanit kur falemi vetëm”.

Përktheu: Suad Shabani