Pyetja: 

A është e lejuar vizatimi i fytyrës së njeriut duke mos i vizatuar tiparet e saj.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.
Na ka njoftuar i Dërguari ﷺ se ai cili bën piktura duke vizatuar apo duke gdhendur do të dënohet Ditën e Gjykimit. Pikturat e ndaluara janë ata që posedojnë shpirt, sikurse njerëzit, kafshët, shpendët. Argument për këtë është Hadithi i të Dërguarit ﷺ: ”Ata të cilët i bëjnë këto piktura do të dënohen në Ditën e Gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: ”Ngjalleni atë që keni krijuar.” [1]

Nga kjo kuptohet se pikturat të cilat nuk i posedojnë të gjithë tiparet, nuk kanë hundë dhe sy, nuk janë piktura të ndaluara, e as ata që i vizatojnë nuk janë pjesë e atyre që do të dënohen për këtë vepër. Arsyeja është se kjo nuk llogaritet imazh i plotë i krijesës dhe nuk është imitim i krijimit të Allahut.

Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari ﷺ ka thënë: “Njerëzit me dënim më ta madh në Ditën e Gjykimit do të jenë ata të cilët e imitojnë krijimin e Allahut”. [2]

Thotë dijetari i njohur Muhamed bin Salih el Uthejmin Allahu e Mëshiroftë:
“Ndërsa çështja e kukullave të pambukut e cila është me formë dhe posedon gjymtyrë, kokë, qafë por nuk posedon sy dhe hundë, nuk ka diçka të keqe në të sepse kjo nuk është imitim i krijimit të Allahut.” [3]
Gjithashtu Shejh Uthejmini thotë: “Cdokush që bën diçka me të cilën imiton krijimin e Allahut, ai hyn në Hadithin: “I Dërguari i ka mallkuar piktorët…” dhe Hadithin: “Njerëzit me dënim më të madh Ditën e Gjykimit do të jenë piktorët”.
Por siç thash më herët, nëse nuk është piktura e qartë d.m.th. nuk posedon sy, hundë, gojë, gishtërinj, kjo nuk është dukje e plotë dhe nuk është imitim i krijimit të Allahut. [4]

Përktheu: Senad Ramadani

———————————————————-

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Mexhmu Fetava Ibn Uthejmin 2/330.

[4] Mexhmu Fetava Ibn Uthejmin 2/331.