Pyetja:

A është prej sunnetit falja e namazit të duhasë në vazhdueshmëri?

***

Përgjigjja:

Po, pasi që është transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ e këshilloi Ebu Hurejren [1] dhe të tjerët [2] dhe poashtu ka thënë: “…dhe mjafton për krejt këtë që njeriu t’i falë dy rekate të duhasë.”[3]

Shejh AbdulKerim Hudejr

Përktheu: Ali Ashani

—————————————————————–

[1] Buhariu (1178), Muslimi (721) ku thotë: “Më këshilloi halili (shoku-miku) im me tri gjëra: të agjëroj tri ditë çdo muaj, t’i falë dy rekate të duhasë dhe ta fali namazin e vitrit para se të flej”.

[2] Hadithi i Ebu Derdasë të cilin e transmeton Muslimi (722).

[3] Muslimi (720) nga hadithi i Ebu Dherrit.