Pyetja:

A lejohet bashkimi i namazeve gjatë përdorimit të aparatit të dializës që mund të zgjasë shumë? Unë jam një djalë i ri që vuaj nga veshkat dhe filloj kurën e përdorimit të aparatit të dializës pas namazit të drekës deri në namazin e akshamit, si mund të veproj për namazin e ikindisë gjatë kohës që jam duke përdorur këtë aparat? Gjithashtu gjatë përdorimit të tij më zë gjumi ndonjëhere dhe si rrjedhojë më humb abdesi? Po kështu ndonjëherë jam i shtrirë në drejtim të kundërt të kibbles, pra si duhet të veproj?

***

Përgjigjja:

Së pari lusim Allahun të të shërojë dhe të të ruajë nga kjo sëmundje!

Përpiqu të falësh drekën me ikindinë të bashkuara para se të fillosh përdorimin e këtij aparati, pra namazi duhet falur patjetër dhe përpiqu aq sa mundesh që të kthhesh nga kibla. Nëse nuk mund të përdorësh ujin për abdes, atëherë merr tejemum, por nëse mundesh të përdorësh ujin, atëherë nuk të lejohet tejemumi.

Shejh Mesh’hur Hasen Selman