Pyetja:

I fali pesë kohët e namazit. Kur kam filluar të falem, pasi kam marrë abdes dhe jam lidhur në namaz, kam parë rreth vetes si re të bardha që ngriteshin ngadalë si dritë. Kjo më ka ndodhur gati një muaj e më shumë dhe më vonë jo. Nëse mund ta komentoni

***

Përgjigjja:

Kjo çfarë thoni ju mendojmë se është një shtytje hyjnore që ta vazhdoni këtë vepër madhore, të cilën veç e keni filluar. E lusim Allahun xh.sh. që të mos ju privojë nga kryerja e këtij riti fetar i cili gëzon rëndësi të  posaçme në sheriatin tonë dhe që muslimani me moskryerjen e tij rrezikon të dalë nga feja islame.

Allahu e di më së miri!

Fatmir Raçi