Pyetja:
Nëse shtrohet buka ndërsa muezini thërret ezanin, a ka lehtësim për t’u ushqyer dhe për lënien e namazit me xhemat?
***
Përgjigjja:
Nëse njeriu ka nevojë që të ushqehet dhe vetja e tij është e ‘lidhur’ me bukën, atëherë ka lehtësim dhe ushqehet me aq sa vetja e tij qetësohet (dhe rehatohet).
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka, atëherë filloni me darkën.”
Gjithashtu ai i bekuar ﷺ ka thënë: “Nuk ka namaz (për njeriun) në prezencë të ushqimit dhe as kur e mundojnë dy nevojat (personale).”
Por, njeriu nuk duhet ta caktojë vaktin e bukës në kohë të namazit. Kjo lejohet në disa raste, kur bëhet pa qëllim dhe papritur, ndërsa caktimi i vaktit të bukës në kohë të namazit, kjo nuk është e lejuar.
Shejh Salih el Feuzan
Përktheu: Suad Shabani