Pyetja:
Gjersa haxhiu udhëton për në haxh me autobus,
1.A lejohet të merret tejemmum, duke e pasur parasysh se në autobus ka rreth 80 litra ujë?
2.A lejohet falja e namazit brenda në autobus, edhe pse gjatë udhëtimit kalohet përskaj vendeve ku mund të falet namazi?
***
Përgjigjja:
1.Nuk lejohet marrja e tejemmumit përderisa ka ujë të mjaftueshëm, si dhe nëse është i përdorshëm.
2. Kjo varet nga rrethanat dhe gjendja konkrete. Udhëheqësit gjatë rrugës duhet të kujdesen për kohët e namazeve dhe të ndalojnë autobusin në ato vende ku mund të falet namazi në kohë dhe sipas rregullave. Mirëpo, nëse, për shkak të arsyeve objektive, nuk është e mundur një gjë e tillë, atëherë namazi mund të falet edhe brenda në autobus, ashtu siç është e mundur.
Dr. Enes Ljevakoviç, Muftiu i Sarajevës
Përktheu: Mehas Alija