Pyetja:
A është islami fajtor për prapambeturinë e muslimanëve?
***
Përgjigjja:
1. Faktet historike vërtetojnë të kundërtën, pasi Islami arriti për një kohë të shkurtë të shtrijë një civilizim të madh, nga më të gjatat në histori. Faktet mbi këtë ende mund të shihen, ajo çfarë u trashëgua nga ai në të gjitha lëmitë e shkencës dhe artit.
Bibliotekat në mbarë botën kanë mijëra dorëshkrime arabe-islame të cilat ilustrojnë arritjen e një civilizimi të madh. Gjurmët islame janë të përhapura në tërë botën islame, të cilat dëshmojnë madhështinë e të arriturës së arteve islame.
Civilizimi musliman në Andaluzi dhe ajo çfarë ka ngelur deri më sot e kësaj dite e verifikon këtë në vet Evropën. Në shekullin e dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë në Evropë filloi lëvizja e përkthimit të shkencave të muslimanëve, vepra të cilat ishin themeli mbi të cilin u vendos civilizimi modern Evropian.
2. Kur’ani Famëlartë përmabn shumë ajete të cilat e shprehin vlerën e madhe të diturisë dhe dijetarëve, porosinë të vrojtojmë universin dhe të hulumtojmë në të dhe ta ndërtojmë tokën. Pesë ajetet e para të shpallura nga Allahu i lartmadhërishëm potenconin rëndësinë e diturisë, leximit dhe meditimit . Kjo çështje ka qenë mirë e kuptuar nga ana e muslimanëve dhe që nga fillimi i kanë kushtuar rëndësi. Kështu dhënia e Islamit për zhvillimin e civilizimit, në kuptimin e saj të gjerë, nuk ka nevojë të argumentohet.
3. Kurse sa i përket prapambeturisë së muslimanëve sot, Islami nuk e bartë fajin. Islami është kundër çdo lloj prapambeturie. Kur muslimanët ngelën pa perceptuar domethëniet esenciale të Islamit, ngelën edhe në fushat e jetës. Mendimatri algjerian Malik Ibën Nebi në lidhje me këtë shprehet me sinqeritet duke thënë: “Vërtetë prapambeturia nga e cila vuajnë sot muslimanët, nuk është shkaktuar nga Islami, por është një ndëshkim i merituar nga Islami, si pasojë e largimit të muslimanëve nga ai dhe jo se ishin të lidhur me të, sikurse me ndonjë injorant.” Pra nuk ekziston lidhshmëri mes Islamit dhe prapambeturisë së muslimanëve.
4. Islami është dhe do të jetë I hapur ndaj çdo zhvillimi të civilizimit që është në të mirë të njeriut, e kur muslimanët do të gjejnë shkaqet e vërteta të prapambeturisë së tyre, Islamin nuk do ta gjejnë në mesin e atyre shkaqeve. Do të ketë shkaqe të jashtme të cilat me të madhe kanë të bëjnë me periudhën e kolonializmit të cilat penguan vendet islame drejt lëvizjes pozitive, kjo duke shtuar këtu edhe disa shkaqe të brendshme që shpien deri në atë saqë muslimanët të harrojnë elementet pozitive dhe vlerat Islame.
5. Nuk duhet përzier mes Islamit dhe realitetit të pozitës së dobët të botës islame sot. Prapambeturia nga e cila vuajnë muslimanët e sotshëm paraqet një periudhë bga periudhat në historinë e tyre, kjo assesi nuk do të thotë se do të ngelin në të përgjithmonë. Gjithashtu, nuk duhet të akuzohet Islami, se gjoja ai qëndron pas kësaj prapambeturie, sikurse nuk bën të akuzohet krishterimi, se gjoja ai është shkaktar i prapambeturisë së shteteve në Amerikën Latine.
Objektiviteti shkencor në gjykimin e Islamit ndaj civilizimit, duhet të jetë i ngritur në drejtim ku civilizimi duhet që të bazohet mbi mësime të ndershme dhe të jetë i ndërtuar mbi studime objektive, sipas mësimeve islame, e jo në bazë të thashethemeve të dëgjuara, deklaratave të rrejshme dhe paragjykimeve, të cilat nuk kanë lidhje me të vërtetën.
Përktheu: Mevlan Abazi