Pyetja:
A ka dua para se të hyjmë në banjë për t’u pastruar (për të bërë dush)?
***
Përgjigjja:
Po, ka dua që lexohet para se të hyhet në banjë. Është po ajo duaja që lexohet kur hyhet në WC. Dijetarët nuk bëjnë dallim mes banjës dhe tualetit, kur është në pyetje leximi i duasë. Ata po ashtu nuk bëjnë dallim nëse në banjë apo tualet hyhet për të kryer nevojë, apo për të pastruar dhëmbët, apo ndonjë gjë tjetër. Ata nuk bëjnë dallim, sepse qëllimi i asaj duaje është kërkim nga Allahu për sforcim kundër të keqes dhe shpirtkëqijve, e që stacionimi i tyre më së shumti bëhet nëpër ato vende, si dhe rreziku ekziston pasi njeriu aty zhvishet nga rrobat pjesërisht apo tërësisht. Duaja është: “Allahume inni eudhu bike minel khubuthi uel khabaith. (O Allah, kërkoj strehim tek ti nga ata të këqijt, meshkuj dhe femra).”
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
——————————-
[1] (Buhariu, 142; dhe Muslimi, 375)