Pyetja:

Si duhet të vishet gruaja në shtëpi para nënës apo vëllait?

***

Përgjigja:

Ajo që i lejohet gruas muslimane të zbulojë prej trupit të saj para grave dhe para të afërmve të saj me të cilët i ndalohet martesa totalisht, dmth., para babait, xhaxhait e vëllait, janë pjesët e trupit ku vendosen zakonisht stolitë, dhe jo më shumë, pra lejohet të zbulohet koka, qafa, krahët dhe këmbët deri nën gju. Kurse rregullat e tjera qëndrojnë po ato: dmth., nuk lejohet të veshë rroba të ngushta dhe të tejdukshme, që i nxjerrin në pah auretin apo formën e tij, e sidomos në sy të babës apo vëllait e xhaxhait, pra të meshkujve. Kjo nuk është e hijshme për femrën muslimane dhe as nuk është e lejuar në Islam.

Komisioni i përhershëm i fetvave

Përktheu: Unejs Sheme