Pyetja:
Ngjyra e zezë është e ndaluar me sa kam dëgjuar. Unë i kam flokët e zeza dhe dua të pyes se a më lejohet për t’i ngjyrosur të zeza?
***
Përgjigjja:
Është e vërtetë se ngjyrosja e flokëve të thinjura me ngjyrë të zezë nuk lejohet, për shkak të ndryshimit të ngjyrës origjinale në ngjyrë të zezë, gjë për të cilën kemi hadith që e ndalon, për dallim prej ngjyrave të tjera, që nuk kemi argument që ndalon ngjyrosjen e flokëve me ngjyra të tjera.
Mirëpo nëse flokët në origjinal janë të zeza, pra nuk synohet ndryshimi i ngjyrës së tyre, lejohet të ngjyrosen edhe me të zezë. Këtë nuk e përfshin ndalimi në hadithin që po sinjalizojmë, ku i Dërguari, ﷺ, ka thënë: “Ndryshojeni ngjyrën e thinjur dhe shmangni ngjyrën e zezë!”.
Vetëm duhet të dihet se ajo ngjyrosje me të zezë, pasi flokët janë të zeza dhe nuk janë thinjur, pse ka nevojë të bëhet? A është arsyeja e pranuar apo jo? Këtu le të jetë përgjigjja pozitive, pra që arsyeja të jetë e pranueshme.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku