Pyetja:

A lejohet depilimi i qimeve nëpër sallone të bukurisë duke pasur parasysh se aty punojnë femra, p.sh.: depilimi i qimeve të këmbëve, të nënsqetullave dhe vendeve të tjera ku kanë dalë dhe që pengojnë, duke pasur parasysh pas depilimit në sallone dalja e qimeve vonon për një kohë? A lejohet heqja e qimeve me makinë e cila i nduk ato?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet një gjë e tillë, në vendet e trupit që ju i keni përmendur. Bile edhe nëse zhduket tërësisht dalja e qimeve në ato vende ku lejohet heqja e tyre, lejohet një gjë e tillë. Po ashtu lejohet edhe heqja e qimeve me makinë, çfarëdo qoftë mënyra e veprimit të saj. Duhet pasur kujdes nga ndukja e vetullave dhe flokëve, përndryshe qimet në këmbë, në krahë, nënsqetulla dhe në vendet e turpshme mund t’i largoni me çfarëdo mënyre. Këto dy të fundit është obligim madje të pastrohen (hiqen) së paku një herë në dyzet ditë. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku