Pyetja:
Shoqja ime është duke kaluar me një katolik dhe e do shumë atë. Ajo edhe don të martohet me të por nuk është e mundshme dhe për këtë arsye desha të pyes se a lejohet që ajo të martohet me katolik përderisa është muslimane?
***
Përgjigjja:
Nuk lejohet që femra muslimane të martohet për katolikun. Një gjë e tillë është haram,
edhe nëse ai katoliku i pëlqen kësaj apo e do. Allahu në Kuran thotë:
“Mos i martoni muslimanet me mosbesimtarë, gjersa ata të bëhen besimtarë!
Skllavi besimtar është më i mirë se mosbesimtari edhe nëse ky i fundit mund
t’ju pëlqejë.” (Bekare: 221)
Shoqja e juaj duhet të heq dorë menjëherë nga kjo dashuri e përcjellë me shumë
parregullsi dhe e ndaluar për të, përderisa ndien se është pjesëtare e komunitetit
musliman.
Muhamed Dërmaku