Pyetja:
Kam një pyetje: desha ta di se a janë të lejuara të përdoren medikamentet (barërat) kundër shtatzënësisë? Nëse jo, tregoni pse?
***
Përgjigjja:
Dijetarët islamë kanë dy mendime kryesore lidhur me përdorimin e mjeteve kontraceptive për pengimin e shtatzënësisë. Një grup i vogël prej tyre mendojnë se nuk lejohet duke menduar se kjo gjë i përngjan abortit të vogël.
Por, grupi më i madh i dijetarëve mendojnë se lejohet të ruhemi prej shtatzënësisë dhe i kanë argumentet më të fuqishme. Andaj në këtë kuadër, ata lejojnë përdorimin e të gjitha mjeteve që shërbejnë për këtë qëllim, qofshin ato edhe medikamente, me kusht që mos ta rrezikojnë jetën e femrës përdoruese.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku