Pyetja:
A lejohet mbajtja e kukullave dhe lodrave të ndryshme në figurë të shtazëve dhe shpezëve apo edhe thjeshtë figura në formën e lartpërmendur si stoli?
***
Përgjigja:
Mbajtja e kukullave në shtëpi për fëmijë (femra), për stërvitjen e tyre në edukim të fëmijëve, që të jenë të buta, të qeta, e të kujdeseshme, ngase ajo kujdeset ndaj kukullës së saj sikur ndaj fëmijës edhe pse ajo nuk është në realitet një krijesë, por kështu mbillet në kokën e saj se duhet të kujdeset ndaj fëmijës së saj kur ajo të rritet dhe të martohet, kjo është e lejuar sipas shumicës së dijetarëve, transmeton Kadi Ijadi nga shumica e dijetarëve lejimin e mbajtjes së kukullave në shtëpi për vajza, gjithashtu dhe imam Neveviu në sqarim të Sahihut të Muslimit. Por, nëse ato mbahen për zbukurim të shtëpisë dhe vendosen nëpër mure apo dollape, nuk lejohet, ngase në shtëpinë ku gjendet fotografi apo idhuj nuk hynë melaqet. Allahu e di më së miri.
Bedri Robaj