Pyetja:
Jam në Fakultetin Ekonomik dhe jam para një sprove: “Të pranoj a të mos pranoj të punoj në bankat e sotme në Kosovë.” Nëse ka mundësi të më tregoni diçka më shumë rreth kamatës.
***
Përgjigjja:
Jo, nuk lejohet të punohet në asnjë bankë që merret me kamatë (kredi). Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij…” (Bekare: 278–279)
Pra, aq i madh dhe aq i shëmtuar është mëkati i kamatës, saqë ai i cili merr pjesë në transakcionet me kamatë i ka shpallur luftë Allahut dhe Pejgamberit ﷺ
Gjithashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij…” [1]
Andaj, kujdes nga ky gjynah i madh dhe dije se ata të cilët thonë se kamata nuk është e ndaluar dalin nga Islami dhe bëhen jobesimtarë. Për këtë luteni Allahun që t’ju mundësoj ndonjë punë që Ai është i kënaqur me të.
Bedri Robaj
——————————–
[1] Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi