Pyetja:

Njerëzit me të meta mendore a shkojnë në Xhenet dhe çfarë shpërblimi nga Allahu kanë ata njerëz që kujdesen për këta persona?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Katër persona kanë argument tek Allahu në Ditën e Gjykimit: i çmenduri, fëmija, memeci dhe ai që nuk ka dëgjuar për Islam.”

Kurse, në një hadith tjetër ai, ﷺ ka thënë: “Çdo kush që kujdeset për një të gjallë ka shpërblim tek Allahu.” Padyshim që ka shpërblim të madh te Allahu.

Hussein Serraxh

Përktheu: Fatmir Raçi