Pyetja:
Çfarë dispozite ka rrjedhia e lëngut të verdhë gjatë lehonisë dhe gjatë tërë dyzet ditëve, a duhet të falë namaz dhe të agjërojë?
***
Përgjigjja:
Çfarë rrjedh tek gruaja pas lindjes ka dispoziten e gjakut të lehonisë pa marr parasysh a është gjaku i zakonshëm, i verdhë apo i kaftë, për shkak se kjo ndodh në kohën e lehonisë deri sa të plotësohen dyzet ditë. Kurse pas dyzet ditëve nëse gjaku është i zakonshëm dhe nuk ka pasur shkëputje (d.m.th nuk ka ndodhur që ajo të ndërpritet dy apo tri ditë pastaj të rikthehet) atëherë ai gjak është i lehonisë, nëse nuk është kështu, atëherë ai gjak konsiderohet si gjak i istihades apo diç tjetër.
(Fetvatë e Shejh Ibën Bazit, Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Alaudin Abazi