Pyetja:
Me çfarë të angazhohemi gjatë pritjes së kohëve të adhurimit?
***
Përgjigjja:
Angazhimi më i mirë në këto kohë është “istigfari” kërkimi i shpesht i faljes, sepse gjynahet robin e privojnë nga suksesi! Nëse robi e obligon zemrën e tij me istigfar, atëherë është pastruar. Nëse ka qenë i dobët, atëherë është forcuar. Nëse ka qenë i sëmurë, atëherë është shëruar. Nëse ka qenë i sprovuar, atëherë është falur. Nëse ka qenë i lëkundur, atëherë është udhëzuar. Nëse ka qenë i shqetësuar, atëherë është qetësuar. Istigfari është siguria më e madhe e ngelur tek ne mbas Profetit ﷺ.
Ibn Kethiri thotë: “Ai i cili cilësohet me këto cilësi, pra, me cilësin e istigfarit, Allahu ja lehtëson atij gjetjen e rriskut, ja lehtëson atij çështjet, e mbron dhe e forcon.”
Meditoni fuqinë e kësaj thënie të cilën e ka thënë Omer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): “Nëse zbret rufeja nga qielli nuk e dëmton kërkuesin e faljes.”
️I kërkoj falje Allahut të Madhëruar i Cili nuk ka të adhuruar me të drejt përveç Tij, i Gjalli përgjithmonë, Mbikqyrës i çdo gjëje, aq sa është numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) për t’i shkruar Fjalët e Tij.
Shejh Shenkiti