Pyetja:

A flenë melaiket dhe shejtanët?

***

Përgjigjja:

Përsa i përket melaikeve Sujuti thotë: Nuk di për të ndonjë thënie nga Profeti ﷺ, mirëpo fjala e Allahut: “Ata i bëjnë tespih Allahut ditë e natë dhe nuk lodhen”. (Enbija: 20) tregon se ata nuk flenë dhe merren me madhërimin e Allahut.

Ndërsa për sa i përket shejtanëve Profeti ﷺ, e ka mohuar një lloj gjumi dhe e ka pohuar një lloj tjetër. Gjumi i mohuar është gjumi i kajlules ose gjumi i mesditës siç tregon Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: “Flini në mesditë se shejtanët nuk flen”. [1]

Ndërsa gjumi i pohuar është gjumi i natës siç tregon Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ, ka thënë: “Kur të ngrihet dikush prej jush nga gjumi dhe të marrë abdes të fusë ujë në hundë pastaj ta nxjerrë tre herë sepse shejtani fle në hundën e tij”. [2]

Ana e jashtme e këtij hadithi tregon se ata edhe flenë dhe Allahu e di më së miri të vërtetën.

Dr. Abdullah Nabolli

————————————–

[1] Ebu Nuajmi dhe Taberani, saktëson shejh Albani

[2] Buhariu dhe Muslimi