Pyetja:
Cila është rëndësia e amanetit sipas islamit?
***
Përgjigjja:
Amaneti në perceptimin e muslimanëve të hershëm nuk ka qenë vetëm në përmbyshjen e premtimeve dhe kujdesin ndaj pasu- risë së lënë si amanet, por kaplonte edhe lindjen edhe perendimin.
-Amaneti ishte pema e frytshme e teuhidit, fryti i besimit, hija e kësaj pemës dhe nozulli i udhëtarit.
Pejgamberi, ﷺ ka thënë:
“A për xehen e arabëve po më pyetni? Të zgjedhurit e tyre në xhahilijet, janë të zgjedhurit në Islam nëse e kuptojnë fenë.”
“Njerëzit janë sikur njëqind devet, në mesin e të cilave nuk mund të gjesh asnjë bartëse”.
-Amanet është implementimi i ligjeve të sherijatit në jetën private dhe jetën e njerëzve.
“(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve.” (Haxhxh: 41)
– Namazi është amanet, nëse një njeri e humb namazin, tjerat edhe më lehtë i humbë.
Transmeton Zuhriu, i cili thotë:
“Hyra te Enes ibn Maliku në Damask, e e gjeta duke qajtur. I thashë: pse po qan? Tha: nuk njoh gjë nga ajo që ka takuar në kohën e Pejgamberit,ﷺ përveç këtij namazi, mirëpo edhe ky namaz është humbur.” [1]
– Zekati është amanet, andaj Siddiku, Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, i luftoi ata që refuzuan ta japin dhe u dha përshkrimin e renegatëve.
– Agjërimi është amanet, andaj:
“Nëse ndokush është duke agjëruar le te mos flet fjalë të ndyta dhe le të mos bërtet, nëse e shan dikush ose e lufton le të thotë: unë jam agjërueshëm”.
– Haxhi është amanet, andaj:
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje…” (Bekare: 197)
– Thirrja në rrugë të Allahut është amanet, sikurse ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Vëzhguesi nuk e gënjen popullin e vet.”
– Amanet është edhe përqendrimi në dhikër, besnikëria ndaj Pejgamberit, sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimi në fe deri në fund të jetës.
Ebu Sufjanin e pyeti Herakliu për shokët e Pejgamberit, ﷺ: a kthehet ndokush prej tyre nga feja e tij, në shenjë hidhërimi? Tha: Jo. Herakliu tha: Kështu është puna e besimit, kur përzihet me pastërtinë e zemrës.
Ata, sahabet, kanë thënë:
Ne i kemi dhënë besën Muhammedit ﷺ për xhihad sado që të jemi gjallë.
Kurse djaloshi i ka thënë mbretit: “Ti nuk ke mundësi të më mbytish derisa nuk thua: Në emër të Zotit të këtij djaloshit. Ai ashtu edhe veproi. Kurse mbarë njerëzit thanë: I besuam Zotit të djaloshit”.
Pastaj gropuan hendeqe të mëdha, të cilat i mbushën me zjar, edhe kush nuk kthente nga besimi i tij, e hedhnin në te:
“E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin…” (Buruxh: 8)
Kurse Pejgamberi, ﷺ ka thënë:
“Në kohën e kaluar, e sjellnin njeriun dhe e prenin me sharrë, ia ndanin mishin nga eshtrat, e tërë kjo nuk e ndante nga feja e tij.”
Nga ëmbëlsia e besimit është edhe: “Të urrejë të kthehet në kufër, ashtu si urren të hedhet në zjarr.”
Kurse njeriu që besoi tha: “Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr? Më thirrni ta mohoj Allahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!”
(Gafir: 41–42)
Allahu i mëshiroftë ata magjistarë të cilët u çliruan nga prangat e kësaj bote edhe i shkaktuan dështim Faraonit duke thënë: “… e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!” (Taha: 72)
– Amanet është edhe fuqia për të ruajtur të drejtat e tjerëve, siç iu përgjigj Jusufi, alej- hisselam, mbretit, kur ai i tha: “…Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm”. Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm.” (Jusuf: 54–55)
Kurse bija e Shuajbit, alejhis-selam, tha: “Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!” (Kasas: 26)
– Amanet është bamirësia ndaj prindërve, kujdesi për pasurinë e muslimanëve, ruajtja e nderit dhe fesë.
Andaj, ata tre persona që i mbylli shkëmbi në shpellë, i shpëtoi vërtetësia e amanetit të tyre. I pari ishte besnik ndaj prindërve të vet, i cili qëndroi tërë natën me gotën e qumështit në dorë, kurse fëmijët e tij qanin nga uria. I dyti ishte besnik ndaj pasurisë së vëllaut të tij, pasuri të cilën e kultivoi dhe u kujdes për te, në munges të tij. Kurse i treti ishte besnik ndaj nderit të gruas së huaj dhe ruajtës i kufinjve të Zotit:
“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (A’raf: 201)
– Amanet është kontrollimi i dëgjimit, llogaria e shikimit dhe përcjellja e zemrës:
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra: 36)
– Mbyllja e gojës nga gjërat shkatërruese është prej amanetit.
“Vallë pse hudhen njerëzit me hundë në zjarr të xhehenemit përpos se si korrje e asaj që ka mbjellur goja e tij.”
“Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.” (Nur: 24)
– Nëse ndalemi dhe analizojmë ata tre persona që me to do të ndezet zjarri i xhehenemit, do të shohim se ata e kanë humbur amanetin.
Lexuesi i Kuranit e ka bërë atë vepër, për ti thënë lexues i dalluar, kurse ai që ka dhënë sadaka, këtë vepër e ka bërë për ti thënë sadakadhënës, e ai që ka luftuar, e ka bërë këtë vepër për ti thënë trim, edhe ashtu u kanë thënë.
Njeriu që i ban veprat për syefaqe, ai nuk shpreson shpërblim te Allahu:
“E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.” (Hashr: 19)
– Për këtë edhe tradhtia është shenjë e dyftyrësisë:
“Kur të flet gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, kur i lihet ndonjë gjë në amanet, e tradhton amanetin dhe kur ban marëveshje e then marëveshjen.”
– Amanet është ruajtja e dijes dhe kujdesi i tij, ashtu siç kanë thënë dijetarët:
“Kjo dije është fe, andaj shikoni se nga cili e merni fenë tuaj.” [2]
Kur erdhën jemenasit te Pejgamberi, ﷺ, i thanë: na dërgo një njeri të na mësojë sunnetin dhe islamin, e kapi për dore Ebu Ubejden e tha: “Ky është besniku i këtij ummeti”. Në transmetimin tjetër qëndron se banorët e Nexhranit i thanë Pejgamberit,ﷺ: Na dërgo një njeri besnik. Pejgamberi ﷺ, u tha: Do tu dërgoj një njeri që me të vërtëtë është besnik.”
Allahu e mëshiroftë Hatib Bagdadiun, i cili i ka thënë nxënësit të dijes:
“Mësimin përmendsh të hadithit bëne kujtesë kujdesi e jo kujtesë transmetimi, sepse transmetuesit janë shumë, kurse kujdestarët e tyre janë pak. Ndodh që ndokush që është i pranishëm është duke munguar, ose ndonjë dijetar është sikur ndonjë injorantë, ndoshta ndonjë bartës i hadithit nuk ka prej tij asgjë me vehte, sepse ai që e hedh për shkak të vendimit të tij është sikur ai që nuk e njeh dhe nuk e mëson.”
Abdul-Aziz Xhurxhaniu thotë:
Poqëse dijetarët kujdeseshin për dijen, do të ruhej
Po ta madhëroni do të bëhej edhe më madhështore
Mirëpo ata e nënçmuan, e u bë i pavlerë
E njëllosën me lakmi saqë u bë e huaj për ta.
– Amanet është të kryhen detyrat që i kemi ndaj muslimanëve, t’ua kryejmë nevojat e të ngratëve, tu shërbejmë atyre që kanë nevojë, këto janë cilësitë e Pejgamberit, sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem.
“Asesi Allahu nuk do të poshtërojë asnjëherë, sepse ti kujdesesh për farefisin, bartë barën e tjerëve, u jep të ngratëve dhe u ndihmon në vështirësitë e të vërtetës”.”
Aisheja, radijall-llahu anha, thotë:
“Morali i tij ishte Kur’ani.”
“Secili prej jush është çoban dhe është përgjegjës për tufën e tij…”
“Muslimanët qëndrojnë në kushtet e tyre.” – Amanet është zbatimi i detyrave të
Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit të Ndershëm, aplikimi i urdhërave dhe qëndrimi te kufinjtë e tyre.
Është tradhti ndaj Allahut dhe Pejgamberit, ﷺ që të shahen sahabet e Pejgamberit, ﷺ, ose të anatemosen dy pleqt e ndershëm, Ebu Bekri dhe Omeri, kurse ajetet e Kur’anit flasin se Allahu është i kënaqur me ta, kurse Pejgamberi ﷺ, thotë: “Mos i shani shokët e mi.”
Allahu e mëshiroftë nënën tonë, Aishen, radijall-llahu anha, e cila i ka thënë Urves, siç transmetohet:
“Biri i motrës sime, janë urdhëruar të kërkojnë falje për shokët e Pejgamberit, ﷺ, kurse ata i shajnë.” [3]
Sa dëshmi e madhe është dëshmia e Husejn Museviut, i cili në librin e tij të çmueshëm: “Për Allahun e pastaj për historinë”, thotë:
“Nëse i pyet çifutët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: shokët e Musait. Nëse i pyesim të krishterët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: shokët e Isaut. E nëse i pyesim shiitët: kush janë njerëzit më të këqinjë sipas jush dhe besimit tuaj? Ata do të thonë: shokët e Muhammedit, ﷺ.”
– Amaneti është paanshmëri dhe sinqeritet, ti zbresim njerëzit në pozitat e tyre dhe mos ti nënvlerësojmë, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala:
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmë- risë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” (Maide: 8)
– Amanet është gjithashtu që mos ta ngrisim të poshtrin, mos ta lavdërojmë të paaftin, mos t’ia dorëzojmë gjërat atij që se meriton, mos ti madhërojmë injorantët dhe mos ti arbitrojmë në fenë dhe dynjanë tonë.
Nëse e bëjmë të kundërtën e kësaj kemi bërë tradhti, e cila na e eliminon stabilitetin e dynjasë, jetën e këndshme dhe bazën e civilizimit. Sa bukur e ka titulluar në “Librin mbi Telashet”, “Kapitulli: kur të mbeten mbeturina e njerëzve”, ku përmendi gjendjen e kohës së fundit. Në këtë kohë “njeriut që s’ka as një grimcë në hardallit iman në zemër, i thuhet sa i mençur dhe sa i kujdesshëm.” [4]
– Amanet është dëshmia për Allahun, këshillimi i muslimanëve, sqarimi i të vërtetës.
Kur e kanë pyetur Hafidh Ali ibn Medinin mbi babën e tij, Abdullah ibn Xhaferin, ka thënë: babi im është i dobët (në transmetimin e haditheve). Kurse Shube ibn Haxhaxhi ka folur për djalin e tij ka thënë: “e kam emërtuar djalin tim Sad, mirëpo ai as që u bë i lumtur e as që shpëtoi”. Kurse Imam Dhehebiu duke folur për biografinë e Ebu Ali El-Ehvaziu, në librin e tij “El-Mizan”, tha: Po të kisha folur për hatër do të kisha folur për Ebu Alinë, sepse nga ai kam marur senedin e lartë në Kur’an.”
– Amanet është lërja e pretendimit të rrejshëm.
Sepse “ai që mburret me atë që nuk e ka është sikur ai që vesh rroba të gënjeshtrës”.
Imam Dhehebiu ka përmendur në “Sijer” dhe Ibn Kethiri në “El-Bidaje ven-Nihaje” se Ebu Abdullah Hakim en-Nejsaburi, ua lexonte njerëzve përmirësimet që ia kishte bërë Hafidh Abdul-Gani ibn Seid, në librin e tij “El- Med’hal”. Nuk u mjaftua me këtë por i dërgoi letër ku e falënderonte për këshillën. Atëherë Ibn Seidi tha: “kuptova se ishte njeri i mençur.”
Ky është amaneti, mbi të cilin është ngritur qielli dhe toka: ta kontrollosh vetveten në çdo gjë, qoftë e vogël ose e madhe, t’ua dimë vlerën atyre që kanë vlerë.
Imam Sehaviu përmend në librin e tij “El- Xhevahir ved-Durer” se hoxha i tij Ibn Haxheri, abstenoi nga dhënia mësime në Sahihun e Imam Muslimit derisa nuk vdiq Zerkeshiu, sepse senedi i tij ishte më i lartë në këtë libër.
All-llahu e mëshiroftë Imam Sujutiun, sa bukur ka folur në librin “El-Fariku bejne Nakili ves-Sariki”, si koment i fjalës së Muzeniut në fillimin e “Muhtesarit” të tij: “Libri mbi Pastërtinë”. Ka thënë Imam Shafiu: Alllahu ka thënë: Kemi zbritur nga qielli ujë të pastër”. A nuk e ka parë këtë ajet Muzeniu në Mus’haf e ta tregon pa ia adresuar imamit të tij?!
Dijetarët kanë thënë: ai ka vepruar kështu sepse hapja me këtë ajet ka qenë vepër e Imam Shafiut, e jo e tija. Pastaj tha: tërë këtë e ka bërë nga kujdesi për amanetin dhe ikja nga tradhtia, sepse shoqërues shumë i keq është tradhtia, pastaj duke e zbatuar hadithin dhe duke i pasuar imamët në të kaluarën dhe në të tashmen, duke u ruajtur nga rrena dhe mburrja për gjëra që si posedon, nga pasimi i argumenteve me sa fuqi që ka, nga dëshira për të arritur deri te dobia dhe bereqeti, për ta ngritur veprën e tyre në gradën më të lartë nga shkalla më e ultë, për ta falënderuar dijen dhe dijetarët dhe për t’ia dhënë të drejtën të parit për shkak të vlerës që ka”.
Përshtati: Bekir Halimi
——————————
[1] Buhariu
[2] Në parathënie të Muslimit në “Sahih”
[3] Muslimi
[4] Buhariu
[5]