Pyetja:
A prishet mesti nëse e heq një pjesë të çorapes?
***
Përgjigjja:
S’ka gjë të keqe nëse njeriu i fut duart e tij nën çorape. Ndërsa nëse i zbathë ato, atëherë duhet të shikohet: në qoftë se ka zbathur një pjesë të vogël, kjo nuk e dëmton. Mirëpo nëse i ka zbathur aq sa i duket pjesa më e madhe e këmbës, atëherë kjo e zhvlerëson mes’hun mbi to në të ardhmen.
Shejh Ibn Uthejmin, “Min el-ahkam el-fikhijje fi et-tahareti ues-salati uel-xhenaiz”
Përktheu: Petrit Perçuku