Pyetja:
A duhet të bëhesh pesimist kur nuk të pranohen lutjet?
***
Përgjigjja:
Muslimani nuk duhet të bëhet pesimist nga mospranimi i lutjeve e ta braktisë më pas lutjen, por të vazhdoi të lutet, sepse çdo lutje është adhurim që të afron tek Allahu dhe të shtohen shpërblimet. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare: 186)
Lutju Allahut për çdo çështje tënden të përgjithshme apo të përveçme, të rëndë apo të lehtë! E sikur të mos ishte përfitimi i duasë vetëm se afrimi tek Allahu do të ishte e mjaftueshme për ta lutur Atë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua nurun ala derb”, 167