Pyetja:

Cilat është shërimi kur njeriu ndonjëherë ndjen dobësi ne fenë e tij?

***

Përgjigjja:

Nuk ka mundësi që njeriu të qëndroj në nivel konstant sa i përket Imanit. Sahabet (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), e Pejgamberit ﷺ, thonin:

“O i Dërguari i Allahut, kur jemi me ty ne marrim paralajmërimet nga ti dhe kemi Iman, por kur kthehemi tek familjet tona- gratë dhe fëmijët- ne harrojmë.”

Nuk ka mundësi që personi të qëndroj konstant në iman, por duhet të sigurohet se zemra e tij të përmirësohet.

Nga Ebu Abdilah en Numan ibn Beshiri, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet të ketë thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra.” [1]

Njeriu duhet që:
1. T’i braktis gjërat qe nuk i interesojnë
2. T’i braktis polemikat dhe debatet në çështje ku nuk ka dobi
3. T’i kthehet Allahut të Lartemadherishëm

Për këtë arsye, nganjëherë e shihni se një besimtar i thjeshtë është më i mirë në besim dhe sinqeritet sesa shumë student dije, pasi që disa nxënës të dijes preokupohen me:
4. Leximet dhe Refuzimet
5. Thashetheme
6. Çfarë thua ti, çfarë thotë ai
7. Çfarë thua për këtë libër, apo atë dhe këtë
8. Çfarë ka shkruar ai apo tjetri

Kjo e humbë robin, ja merr zemrën e largon nga Allahu dhe gjëja e vetme që i intereson janë thashethemet.

Këshilla ime për çdokënd është t’i kthehet Allahut dhe t’i lere njerëzit bashke me dallimet qe kane. Kjo është gjeja me e mire.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika el Bab el Maftooh”, fq. 232

—————————-

[1] Buhariu dhe Muslimi