Pyetja:

Nëse një foshnje ushqehet me qumësht artificial në dy vjetët e para, a konsiderohet sikur t’iu ketë prerë gjiri? Dhe a e ndryshon kjo vendimin e papastërtisë së tij?

***

Përgjigjja:

Sa i përket ndryshimit të vendimit mbi urinën e foshnjës në dy vitet e para në rastin kur ai ushqehet me qumësht tjetër veç atij të së ëmës, rreth kësaj çështjeje ka dallime në mendime. Ajo që duket të jetë më e sakta është se ajo është si ai që ushqehet me gji të nënës dhe s’mund të thuhet se po i jepet ushqim i fortë (solid). Pra, nëse foshnjës i jepet qumësht artificial në vend të qumështit të nënës, mendimi më i saktë është se mjafton të spërkatet uji në urinën e tij, si në rastin e atij që ushqehet me qumështin e nënës. Allahu e di më së miri.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Nur ala el-Derb” (2/660)