Pyetja:

A dënohet në varr edhe muslimani i pabindur apo kjo është e veçantë vetëm për jobesimtarin?

***

Përgjigjja:

Dënimi i pandërprerë në varr është për munafikun (hipokritin) dhe për jobesimtarin (kafirin). Për sa i përket besimtarit të pabindur, ai mund të dënohet në varr, sepse është vërtetuar në dy librat e saktë nga hadithi i Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Pejgamberi ﷺ, ndërsa po kalonte pranë dy varreve, tha: ʺAta (të varrosurit) po dënohen dhe nuk po dënohen për ndonjë mëkat të rëndë. Njëri prej tyre nuk kishte kujdes nga urina, tjetri përcillte fjalë mes njerëzve për tʹi përçarë ata (nemimeh).ʺ [1]
Dhe dihet mjaft mirë që të varrosurit qenë muslimanë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetua ue Resail”, vëllimi 3, nr. 154

—————————-

[1] Buhariu dhe Muslimi