Pyetja:
Ka njerëz që komentojnë daljen e gjarpërinjëve nga varret e njerëzve duke thënë se ata njerëz (të varreve) kanë qenë mëkatarë. Disa njerëz i përmendin këta njerëz me emra dhe e
shpërndajnë këtë nëpërmjet telefonit mobil. Çka thoni për këtë?
***
Përgjigjja:
Kjo është një prej metodave të terrorizimit dhe frikësimit të njerëzve. Kjo nuk është e lejuar. Edhe në qoftë se e sheh ndonjë nga kafshët të dalë nga varri, ti duhet ta fshehesh identitetin e personit që është në varr. Çfarë di ti di? Ndoshta kafsha jeton në grop dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vdekurin. Kjo nuk të hyn në punë dhe nuk lejohet ta shpërndash dhe, nga padituria, të kesh mendim të keq për të vdekurin. Edhe sikur ta dish, duhet ta mbash të fshehtë, pasi ai eshtë vëllai yt i vdekur. Kini kujdes me këto mesazhe që përhapin mite e gjëra të tmerrshme dhe mos i pranoni.
Shejh Salih el-Feuzan, Usul Ehl-is-Sunnah