Pyetja:

Nëse jam në udhëtim dhe dëgjoj ezanin, a duhet të falem në xhami? Dhe, nëse falem në vendin ku jam duke qëndruar, a ka diçka të keqe në këtë?

***

Përgjigjja:

Nëse ti e dëgjon ezanin aty ku je duke qëndruar, duhet të falesh në xhami, sepse
Pejgamberi ﷺ i ka thënë një njeriut, i cili kërkoi lejim për të mos u falur me xhemat: ʺA e dëgjon thirrjen?ʺ. ʺPoʺ, u përgjigj ai. ʺPërgjigjuʺ, ia ktheu ai. [1] Dhe ai ﷺ ka thënë: ʺKushdo që e dëgjon ezanin dhe nuk vjen, për të nuk ka namaz (dmth atij nuk i pranohet namazi), përveç atij që ka arsyeʺ. [2]
Sʹka dëshmi se kjo vlen vetëm për udhëtarin, përveç nëse shkuarja në xhami do të sjellë
probleme në udhëtimin tënd, siç është rasti kur ndalesh për të fjetur, apo, nëse ki frikë se po shkove në xhami, imami do ta vonojë namazin ndërsa ti dëshiron të largohesh ngaqë druan se do ta humbasësh trenin apo aeroplanin, etj.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua ue Resaʹil” 15/422

—————————–

[1] Muslimi, 6533

[2] Tirmidhiu, 217

[3]