Pyetja:
A zhvlerësohet namazi i gruas, nëse asaj i zbulohet një pjesë e flokëve gjatë namazit?
***
Përgjigjja:
Nëse zbulohet vetëm një pjesë e flokëve apo e trupit, ajo s’ka nevojë ta përsërisë namazin, sipas shumicës së dijetarëve, dmth., Ebu Hanifes dhe Ahmedit. Megjithëkëtë, nëse zbulohet një pjesë e madhe e flokëve apo e trupit të saj, ajo duhet ta përsërisë namazin, sipas të gjithë dijetarëve, katër imamëve dhe të tjerëve.
Ibn Tejmije, “Fetaua el-Nisa”
Përktheu: Suad Shabani