Pyetja:

A është i saktë namazi i xhumasë pa marr gusël?

***

Përgjigjja:

Namazi inshaAllah është i saktë, porse më e mira është marrja e guslit, ngase kanë ardhur shumë hadithe të cilat urdhërojnë për marrjen e gusulit ditën e xhuma. Disa prej dijetarëve thotë se marrja e gusulit është vaxhib, kurse xhumhurët janë të mendimit se marrja e tij është mustehab (e rekomandueshme).

Porse më e mira është që të jesh i kujdesshëm për marrjen e tij (pra, të marrësh gusul). Nëse ndodh që ti e fal namazin e xhumasë duke mos pasur gusul dhe ke marr abdes, namazi yt është i saktë, inshaAllahu, nëse ti e kryen atë me shtyllat e tij, kushtet dhe vaxhibet e tij.

Shejh Muhamed bin Abduluehab el Uesabiji