Pyetja:

Nëse babai im më jep para për të blerë gjëra dhe pastaj mbetet kusur, a mund të mbajë kusurin pa i treguar atij? Dhe a na lejohet ta lusim Allahun e plotfuqishëm ta mëshirojë një të vdekur i cili ka qenë i keq, por, megjithëkëtë, musliman?

***

Përgjigjja:

Kusuri që mbetet nga ajo që babai jot ta ka lënë në dorëzim për të blerë diçka, nuk të takon ty. Madje, është obligim që t’ia kthesh babait tënd, sepse kjo është pjesë e plotësimit të amanetit që është urdhëruar nga Allahu i plotfuqishëm:
“Vërtet, Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni amanetin atyre që u takon” (Nisa: 58).
Dhe po, mund ta lusësh Allahun e lartësuar që ta mëshirojë personin e tillë. Po ashtu, ju mund t’ia falni xhenazen atij, me kusht që ai të mos jetë mosbesimtar, por vetëm një person i lig.

Shejh AbdulAziz bin Baz, Fetaua Islamije Darusselam, vëll.8, nr.333