Pyetja:
A duhet bërë sexhden e harresës [suxhud es‐seuh] përpara selamit apo pas tij? Apo, a ka situata kur atë duhet bërë përpara selamit dhe kur atë duhet bërë pas tij?
***
Përgjigjja:
Sexhden e harresës është e lejueshme të bësh përpara apo pas selamit. Mirëpo, ajo çfarë është më mirë është që ta bësh përpara selamit nëse ke lënë mangët diçka nga namazi, siç është lënia e teshehudit të parë apo lënia e ndonjë pjesë të obligueshme të namazit, siç është të thënët ʺSubhane Rabi el‐Adhimʺ në ruku, apo të thënët ʺSubhane Rabi el‐Alaaʺ në sexhde.
Mirëpo, nëse sexhden e harresë duhet bërë për diçka që është shtuar, siç është dhënia e selamit përpara përfundimit të namazit, apo ngritja për rekatin e pestë në namazin katër rekatësh, apo ngritja për të tretin në namazin dy rekatësh, apo për ngritja për të katërtin në namazin akshamit dhe pastaj atij i kujtohet dhe (menjëherë) ulet, atëherë më së mirë është që sexhdeja e harresës të bëhet pas selamit.
Pra, kur diçka shtohet në namaz nga harresa, atëherë më së miri është sexhdeja e harresës të bëhet pas selamit dhe po ta bënte këtë përpara selamit apo gjithmonë pas selamit, atëherë kjo nuk do të prishte punë, inshallah. Nga i Dërguari i Allahu, ﷺ, është përmendur edhe kjo edhe ajo. [1]
Shejh Salih bin Feuzan ʺEl‐Munteka min Fetauaʺ, vëll.5, faqe 40, fetua nr.5
—————————————————-
[1] Sahih Buhariu (2/65); hadithi i Abdullah in Buhejnes (Allahu qoftë i kënaqur me të)