Pyetja:

A duhet të bëhet tekbiri i leximit të Kuranit në namaz dhe jashtë tij, dhe a duhet të jepet selam kur kjo bëhet jashtë namazit?

***

Përgjigjja:

Sexhdja e leximit të Kuranit është sikurse sexhdja në namaz. Kur personi bie në sexhde, gjatë rënies, duhet ta thotë tekbirin si edhe kur të çohet. Dëshmia për këtë gjendet në hadithin e transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, ku thuhet se ai e thoshte tekbirin në namaz në secilën rënie (dmth., ruku e sexhde) dhe kur ngrihej. Kur ai bënte sexhde, thoshte tekbirin dhe, kur ngrihej, e thoshte tekbirin. Për këtë jemi informuar nga sahabët në hadithin e Ebu Hurejres dhe e të tjerëve. Dhe kjo sexhde është sexhde e namazit. Kjo na bëhet e qartë nga dëshmitë. Mirëpo, nëse personi bën sexhde të leximit jashtë namazit, lidhur me këtë s’është transmetuar bërja e tekbirit, përveç në fillim të saj (sexhdes). [1]
Sa i përket bërjes së tekbirit gjatë ngritjes jashtë namazit, lidhur me këtë s’është transmetuar as tekbir e as selam. Disa nga dijetarët kanë thënë: “Tekbiri duhet të bëhet gjatë dhe gjithashtu edhe selami”. Por, lidhur me këtë s’është transmetuar gjë, prandaj nuk kërkohet kurrgjë nga adhuruesi, përveç tekbirit të parë gjatë rënies, nëse kjo bëhet jashtë namazit.

Fetaua Islamije, vëll. 2, fq. 285

———————————–

[1] Ebu Davudi dhe Hakimi