Pyetja:

Si bëhet gusli?

***

Përgjigjja:

Gusli mund të bëhet në dy mënyra:
1- Duke i kryer vetëm pjesët e detyrueshme të guslit, gjë që është përshkimi i ujit në të gjitha pjesët e trupit si edhe shpëlarja e gojës dhe e hundës. Nëse personi bën që uji ta përshkojë tërë trupin në çfarëdo mënyre, atëherë ai ka hequr papastërtinë e madhe dhe e ka pastruar veten si duhet, sepse Allahu thotë: “Nëse jeni xhunub (dmth pas përjetimit seksual), pastrojeni veten (lajeni tërë trupin).” (Ma’ide, 6)

2- Mënyra e plotë, e cila është të bësh gusël ashtu siç e ka bërë i Dërguari i Allahut, ﷺ. Kur ai donte të bënte gusël, për shkak të xhunubllëkut, ai i lante duart, pastaj lante organin gjenital dhe vendin ku kishte mbërri papastërtia, pastaj merrte abdes të plotë, pastaj lante kokën tri herë me ujë, pastaj lante pjesën tjetër të trupit. Kështu bëhet gusli i plotë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Arkan el-Islam”