Pyetja:

Cilat janë mënyrat për ta nxitur interesimin për kërkimin e dijes?

***

Përgjigjja:

Mosinteresimi për dijen islame është një fatkeqësi e madhe. Ka një mori gjërash, të cilat duhet t’i kryejmë, përfshirë edhe këto në vijim:

1- Sinqeriteti i nijetit ndaj Allahut në kërkimin e dijes. Nëse personi është i sinqertë ndaj Allahut në kërkimin e dijes dhe e di se do të shpërblehet për mundin e vet, dhe se do të jetë në shkallën e tretë të umetit, interesi i tij do të shtohet. “Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, do të jetë në shoqërinë e atyre, të cilët i ka mëshiruar Allahu, si: pejgamberët, sidikuun (pasuesit e pejgamberit, të cilët qenë më të shquarit në besim, si Ebu Bekr es-Siddiik), dëshmorët e të drejtët. Sa shoqërues të shkëlqyeshëm janë këta!” (Nisa: 69)

2. Shoqërimi me shokë të mirë, të cilët do të të nxisin të kërkosh dije dhe do të të
ndihmojnë në shqyrtim dhe në hulumtim, dhe s’do të mërzitesh në shoqërimin e
tyre, për sa kohë që të ndihmojnë në kërkimin e dijes.

3. Të jesh i duruar, duke e disiplinuar veten tënde, kur ke dëshirë ta lësh atë.
Allahu i ka thënë pejgamberit të vet: “Mbahu me durim (o Muhamed) me ata që thërrasin për te Zoti i tyre (dmth shoqëruesit tu, të cilët kujtojnë Zotin e tyre me lavdërim, duke e falënderuar në namaz dhe të tjera vepra të mira), mëngjes e mbrëmje, në kërkim të Fytyrës së Tij, e mos i shmang sytë prej tyre duke lakmuar salltanetin dhe shkëlqimin e jetës së dynjasë.” (Kehf: 28)

Kështu, jini të duruar, se, nëse tregoheni të duruar dhe mësoheni me kërkimin e dijes,
kjo do të bëhet cilësi juaja. Madje, dita kur s’do të kesh mundësi të kërkosh dije, do të të
duket ditë e gjatë (e mërzitshme). Por, nëse u dorëzohesh tekave dhe dëshirave tua, do
të jetë gabim i madh, sepse shpirti anon nga e keqja dhe shejtani i inkurajon njerëzit të
jenë përtacë dhe të mos mësojnë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kita bel-Ilm”, f.105