Pyetja:
Axha im merret me kazino dhe nuk i flet vëllaut të tij. A lejohet shoqërimi me të?
***
Përgjigjja:
Nuk lejohet qëndrimi pranë atyre njerëzve kur ata bëjnë harame dhe në vende ku i bëjnë ato, por kur ata nuk janë duke kryer harame dhe jo në ato vendet e lartëcekura, është e udhës të këshillohen dhe t’u flitet me urtësi, nese shpreson se në këshillimin e tyre ka dobi.
Nuk duhet hequr dorë nga vizitat dhe nuk duhet humbur shpresa te Allahu për udhëzimin e tij. Poashtu nuk duhet harruar assesi se ndaj farefisit kemi obligime, edhe nëse ata nuk janë muslimanë. I Dërguari i Allahut, ﷺ kur e nisi Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i tha: “Dije se nëse Allahu udhëzon në duart e tua një njeri të vetëm, është më mirë për ty sesa t’i posedosh devet e kuqe (pasuria më e mirë e asaj kohe).” [1]
Pra, këshillo dhe mëso sa të mundesh, me urtësi dhe sinqeritet, me dije dhe moral të mirë. E nëse vepron kështu, atëhereë rezultatet i ka në dorë Allahu dhe shpërblimi yt është tek Allahu.
Shejh Dr. Salih el Feuzan
Përktheu: Suad Shabani
——————
[1] Buhariu