Pyetja:

Si te veprojn njerezit e shtepis kur ne dhomat e tyre po ka shume milingona dhe marimanga, kam degjuar qe eshte gjynah mbytja e tyre pasi nuk ka zgjidhje tjeter se si te largojn, po ashtu per bletat e verdha prej frikes i mbysin?

***

Pergjigjja:

Shejh Ibn Baz, Allahu e meshirofte, u pyet: “Insektet dhe kandrat qe gjenden ne shtepi, siç jane milingonat, buburrecat, e te ngjashme me keto, a lejohet t’i vrasim duke i mbytur me uje ose duke i djegur me zjarr, apo çfare te bejme?” Shejhu u pergjigj: “Nese keto insekte e kandra te demtojne, vrasja e tyre eshte e lejuar por jo duke i djegur me zjarr, por me helme apo lende te ndryshme te posaçme per to. Pejgamberi ﷺ ka thene: “Pese kafshe jane te keqija dhe duhen vrare si ne vend te lejuar edhe ne vend te ndaluar (ne haremin e Kabes dhe te çdo xhamie): Sorra, qifti, miu, akrepi dhe qeni i terbuar (qe te ha).” [1]. Ne nje transmetim tjeter te Muslimit permendet “gjarpri”, ne vend te “qiftit”. Per keto kafshe Pejgamberi ka njoftuar se jane te demshme dhe prandaj ka lejuar qe ato te vriten. Po keshtu, te gjitha ato kafshe apo insekte a kandra qe jane te demshme per njeriun, lejohet te vriten ne vend te lejuar e te ndaluar, siç jane milingonat, buburrecat, mushkonjat, e te ngjashme me keto, qe e demtojne njeriun.” [“Mexhmuu Fetava Iben Baz”, 5/301-302].

———————-

[1] Buhariu dhe Muslimi