Pyetja:
A dihet ku janë Xhehenemi dhe Xheneti, mbase i Dërguari i Allahut ﷺ i kishte parë që të dy? A është e cekur diku se ku ndodhen?
***
Përgjigjja:
Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuara dhe ekzistojnë, por se ku janë, Allahu e di dhe nuk na e ka treguar diçka të tillë, sepse edhe sikur të na e tregonte, kjo nuk do të sillte ndonjë përfitim apo dobi për njerëzit, e Allahu thotë dhe vepron sipas urtësise së Tij absolute, dhe asgjë nuk e bën pa qëllim. Fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka parë këto të dyja tregon për mrekullinë me të cilën Allahu e ka veçuar atë kur e ka ngritur mbi qiej, deri te Arshi i Tij, në nje kufi tek i cili nuk kishte arritur as engjëlli më i afërm, as Xhibrili, ku Allahu i urdhëroi atij namazet në natën e quajtur Nata e Israsë dhe e Miraxhit. Por në këto hadithe nuk tregohet se ku ishte me ekzaktesi Xheneti dhe Xhehenemi që Profeti ﷺ i pa dhe i pa gjithashtu edhe banorët e tyre apo disa prej tyre. Por, siç e thamë, nëse do të ishte e nevojshme dhe e dobishme për ne që ta dinim vendin e tyre, Allahu nuk do na e kishte fshehur këtë gjë. E Allahu është i Gjithedijshmi, i Urti.
Shejh Ibn Bazi
Përktheu: Suad Shabani