Pyetja:

A lejohet të përdoret laseri për heqjen e qimeve? I cili i “vret” përfundimisht rrënjet e qimeve?

***

Përgjigjja:

Në lidhje me heqjen e qimeve të këmbëve për gruan, ka dy mendime në mesin e dijetarëve; disa e ndalojnë këtë gjë dhe thonë se kjo përfshihet në ndalimin e hadithit që i mallkon ato gra që i heqin qimet e vetullave, kurse të tjerët thonë se hadithi ka për qëllim vetëm heqjen e vetullave dhe qimeve të fytyrës. Komisioni i Përhershëm për Fetva është me mendimin e dytë, pra atë të lejimit të heqjes së qimeve të këmbëve dhe krahëve, apo të vendeve të tjera të trupit përveç vetullave, përderisa ato e shqetësojnë moralisht femrën. Kurse mënyra e heqjes së tyre lidhet me atë se a shkakton dëm në trup mënyra e heqjes së këtyre qimeve. Nëse përdorja e rrezeve lazer nuk e dëmton lëkurën dhe nuk shkakton ndonjë dëm tjetër në trup, atëherë lejohet, e në të kundërt jo. Po kështu duhet të merren parasysh rregullat e tjera të Islamit në lidhje me zbulimin e auretit përpara të huajve.

Komisioni i Përhershëm për Fetva