Pyetja:
Si t’i kërkoj hallall dikujt për mallkimin që i kam bërë?
***
Përgjigjja:
Vërtet mallkimi i tjetrit në Islam nuk është prej veprave me të cilat duhet të karakterizohet besimtari. Në një hadith i Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk është shpifës, e as mallkues, e as vulgarë e i shpifur.” [1]
Gjithashtu përcillet në një hadith tjetër, se i Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Mallkimi i besimtarit është si vrasja e tij.” [2]
Duke i pasur këto citate dhe citate të tjera themi se praktika juaj nuk ishte e mirë, edhe pse nuk e kemi parasysh se çfarë ishte shkaku që ju shtyu ta bëni një veprim të tillë. Sido që të jetë, nga pyetja juaj vërehet se jeni penduar dhe e keni kuptuar se veprimi juaj nuk ishte me vend. Prandaj ju duhet të pendoheni së pari tek Allahut i Lartëmadhëruar pasi mallkimi ashtu si kuptuam nuk është i mirë nga vështrimi islam. Pastaj duhet t’i kërkoni falje edhe personit të cilin e keni lënduar dhe e keni mallkuar. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
——————
[1] Ahmedi dhe Tirmidhiu
[2] Buhariu dhe Muslimi