Pyetja:
Në këtë stinë bën ftohtë dhe ndonjëherë shkakton te besimtarët të ndeshen me disa ndalesa fetare. Çfarë duhet të ketë parasysh besimtari që mos të bjerë në kundërshtim me ndalesat e fesë?
***
Përgjigjja:
Nga vërejtjet që kemi për besimtarët në këtë stinë është së pari, gjatë marrjes së abdesit. Nuk duhen bërë lëshime në larjen e gjymtyrëve, por ato duhen larë mirë dhe me kujdes. Disa nga besimtarët mbajnë shalle dhe i mbyllin gojët e tyre që t’i mbrojnë nga të ftohti, mirëpo kur të falen ata duhet t’i zbulojnë gojët e tyre, se Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar të mbështillet goja gjatë namazit. Po ashtu gjatë faljes nuk duhet të drejtohemi nga zjarri, apo aparateve nxehëse, që përngjajnë me zjarrin, sepse Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar të falemi në drejtim të zjarrit.
Vërejtja tjetër është se Pejgamberi ﷺ, na e ka tërhequr vërejtjen nga zjarri, që mos ta lëmë të ndezur gjatë natës, se mund të ketë pasoja të rrezikshme. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë zjarri është armiku juaj, prandaj kur të flini, fikeni!”.
Ali Shabani