Pyetja:
Jemi jetimë, a obligohemi t’i japim vitrat?
***
Përgjigjja:
Jetim në aspektin islam konsiderohet fëmija të cilit i ka vdekur babai duke qenë i vogël dhe vazhdon të quhet jetim derisa arrin moshën madhore, pjekurinë.
Personi që është në moshën madhore, edhe nëse i vdes prindi, nuk konsiderohet jetim.
Të jesh jetim nuk është arsye në vetvete që të liron nga dhënia e zekatul fitrit – vitrave. Por nëse ju jeni në moshë të mitur dhe posedoni pasuri në sasinë e nisabit të zekatit, atëherë kujdestari juaj që përkujdeset për ju obligohet që nga pasuria juaj të japë zekatin dhe zekatul fitrin.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi