Pyetja:

A lejohet t’i japim bakshish kamarierit?

***

Përgjigjja:

Normalisht që në origjinën e vet çdo veprim dhe traditë për të cilën nuk ka argument nga feja që e ndalon është e lejuar, sepse në fund fare bakshishi është diçka që buron nga njeriu vetë. Kështu që nuk përbën asnjë lloj problemi.
Po marrja nga ana e kamarierit? Edhe marrja nuk ka problem. Varet se si është marrëveshja me pronarin e punës. Ka raste që bakshishi llogaritet dhe paga është më e ulët, po ashtu ka raste që nuk merret dhe paga është më e lartë. Varet se si ka rënë dakort me pronarin e punës.
Ka disa vende të tjera që bakshishi është i obliguar në faturë. Pra ti nuk ke punë fare me kamarierin sepse 10% të faturës obligohesh ta paguash si bakshish për kamarierin dhe normalisht në këtë rast nuk ka mëkat dhe nuk ka asnje lloj problemi, si për marrësin, si për dhënësin dhe si për menaxhuesin.

Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja