Pyetja:

Cila është koha më e përshtatshme për të thënë lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes?

***

Përgjigjja:

Koha e thënies së lutjeve të mbrëmjes fillon që me zevalin e diellit (koha e namazit të drekës) deri në perëndimin e tij dhe njëfarë kohe pasi ka rënë nata. Ndërsa koha e lutjeve të mëngjesit fillon me gdhirjen e agimit (fillimi i kohës së namazit të sabahut) deri në zevalin e diellit (hyrja e kohës së namazit të drekës).

Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar:
Madhëroje dhe lavdëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”. (Ta Ha: 130)
Në ajet tjetër ka thënë: “Përmende Zotin tënd, në veten tënde, me përulje dhe drojë, pa e ngritur zërin, çdo mëngjes dhe mbrëmje.” (Araf: 205)

Fjala “asal” e përdorur në ajet dmth: periudha ndërmjet ikindisë dhe akshamit. Në një tjetër ajet, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
Madhërojeni Allahun kur ngryseni dhe gdhiheni, sepse Atij i përket lëvdata dhe falënderimi në qiej dhe në tokë, në mbrëmje dhe në mesditë.” (Rrum: 17-18)

[Komisioni i Përhershëm i fetvave, 24/178]

Përktheu: Udha e Besimtarëve