Pyetja:
A lejohet investimi i pasurisë të zekatit për interes të përfituesve?
***
Përgjigjja:
Nxjerrja e zekatit të pasurisë duhet të bëhet në mënyrë të menjëhershme, duke e bërë atë pronë të përfituesve të atyre që e meritojnë zekatin, e këta njerëz është vetë Allahu Ai që i ka përcaktuar tekstualisht në Librin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfërit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Teube, 60).
Për këtë arsye, nuk lejohet investimi i zekatit të pasurive për interes të përfituesve të tij, siç janë të varfërit, për shkak se ky veprim përmban ndalesa legjislative fetare, si p.sh: prishja e detyrimit të nxjerrjes në mënyrë të menjëhershme, shmangia e mundësisë që përfituesit e zekatit ta marrin atë në kohën kur bëhet e domosdoshme nxjerrja e tij, gjë e cila u shkon në dëm të tyre.
Akademia Fik’hut Islam Mekke
Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë