Pyetja:

A mund të martohem me një katolike dhe secili të jeton me fenë e vet?

***

Përgjigjja:

Parimisht i lejohet muslimanit të martohet me gratë të krishtere dhe jehude.
Allahu i Madhëruar ka thënë: “..u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush..” (Maide: 5)

Megjithëse martesa në raste të tilla mund të jetë me rrezik për fenë e burrit e sidomos nëse nuk është prej atyre që nuk janë të fortë në fe, e sidomos fëmijëve do t’u kanoset edhe më shumë ky rrezik, sepse zakonisht fëmijët kalojnë më shumë kohë me nënën e tyre. Më e udhës do të ishte që ajo grua ta pranonte islamin dhe kështu me lejen e Zotit do të jetonit të lumtur.

Hoxhë Bekir Halimi